Debate në Kuvend për ligjin “Antimafia” dhe fatin e pasurive të sekuestruara, ngrihen dyshime për rikthimin e tyre te të goditurit

Edhe pse institucionet e reja të drejtësisë po intensifikojnë veprimet ndaj pasurive të krijuara në rrugë kriminale, këto asete vazhdojnë të mbeten një problem i hapur.

Për të zgjeruar luftën kundër pasurive kriminale, si dhe për t’i futur ato në përdorim, ligji “Antimafia” iu nënshtrua për herë të parë shqyrtimit nga Kuvendi. Në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja paraqiti të dhënat mbi përdorimin e këtij instrumenti 15-vjeçar, që konsiderohet kyç në betejën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Të lidhura

None found

“Analiza tregon se ligji ka prodhuar rezultate konkrete, por jo në mënyrë të njëtrajtshme të në gjitha fushat ku përdoret. Është përdorur si duhet në krimin e organizuar dhe narkotikët, por sa i përket korrupsionit dhe përdorimit autonom, ky ligj mbetet pjesërisht i pashfrytëzuar”, shprehet Manja.

I financuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe i hartuar nga një grup ekspertësh të mbështetur nga ambasada britanike në Tiranë, raporti sjell në vëmendje edhe disa problematika, mes të cilave edhe rrezikun që pasuritë e konfiskuara të përfundojnë sërish, në mënyrë të tërthortë, te personat ndaj të cilëve është vepruar.

“Raporti evidenton nevojën për forcimin e mekanizmave të administrimit dhe ripërdorimit të pasurive të konfiskuara, përfshirë kontrollin paraprak të procesit të rishitjes”, shtoi Manja.

Kjo çështje është ngritur edhe nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Deputeti demokrat Arjan Ndoja shprehu dyshime për personat e tretë në mirëbesim dhe kërkoi ndryshime në ligjin antimafia.

“Personat e tretë një ditë të bukur gjenden të përballur para faktit se ndaj tyre ka ndodhur konfiskim, mos vallë duhet një ndryshim në lidhje me këtë”, u shpreh Ndoja.

Një shqetësim të ngjashëm e ngriti edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri në seancën e së premtes, ku për raportim ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK, Klodjan Braho.

Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, theksoi se Agjencia e Sekuestrimit të Aseteve duhet të rrisë kapacitetet e saj, jo vetëm për të njëtrajtësuar procedurat në trajtimin e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, por edhe për t’i vënë ato realisht në përdorim.


Shtuar 6.07.2026 20:01

milanobetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetbetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobet