Gent Progni kallëzon Saimir Kokën: “Më goditën mbi 100 herë”, akuza për intimidim nga policia dhe për dhunën e 2 korrikut

Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni ka paraqitur një kallëzim penal në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, pas një ngjarjeje të rëndë ku ai u dhunua më 2 korrik. Në një prononcim për mediat, ai ka treguar se çfarë ndodhi atë ditë, duke drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj truprojës së deputetit të PS, Ulsi Manja, si edhe ndaj veprimeve të strukturave të Policisë së Shtetit.

Sipas rrëfimit të Prognit, gjithçka ka nisur pranë një lokali në afërsi të Parlamentit, pas një debati dhe fyerjesh që, sipas tij, kanë ardhur nga Manja. Aktivistët më pas janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe e personave të tjerë ka përfunduar në përplasje fizike.

Të lidhura

None found

Progni ka hedhur akuza të rënda ndaj personit që, sipas tij, e ka dhunuar brutalisht, duke e identifikuar si Saimir Koka, truprojë i Ulsi Manjës. “Më ka gjuajtur mbi 100 herë me grushta. Jam vendosur në pozicion mbrojtjeje me duart në kokë dhe më ka goditur edhe pse isha i shtrirë,” është shprehur ai, duke shtuar se ka kërkuar sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të dokumentuar me saktësi dinamikën e ngjarjes.

Ai ka ngritur gjithashtu akuza serioze edhe për sjelljen e efektivëve të policisë. Sipas Prognit, hapi i parë për kallëzim është bërë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku ai ka denoncuar drejtuesit e Komisariatit Nr. 4, pasi pretendon se shefi i këtij komisariati ka qenë i pranishëm gjatë dhunimit dhe nuk ka ndërhyrë.

Aktivisti ka treguar se edhe sot ka hasur pengesa në Komisariatin Nr. 1, teksa është përpjekur të regjistrojë kallëzimin e tij. “OPGJ ishte Bledar Rushiti i cili nuk më la me avokatin tim të bëja kallëzimin. Nuk e di arsyen se pse. Që në fillim të kallëzimit u munduan të më intimidojnë duke më thënë që është vetëm një ankimim dhe jo kallëzim penal”, tha ai.

Po ashtu, Progni pretendon se në Komisariatin Nr. 4 nuk i është dhënë mundësia të ndiqte asnjë procedurë ligjore për ekzaminimin mjeko-ligjor të dëmtimeve që ka pësuar.

Një tjetër element që ai e ka bërë publik lidhet me dhunimin e një personi tjetër, i cili mbante një kamerë që ka filmuar të gjithë skenën. “Aktualisht është brenda Besnart Kajimi, i cili ka pasur një kamerë 360 gradë, të cilën e kanë rrahur derisa e ka dorëzuar pranë këtyre njerëzve atje në lokal. Shpresojmë që ta gjejmë sepse ajo vërteton të gjitha pamjet dhe të gjithë të vërtetën,” përfundoi Progni.


Shtuar 6.07.2026 19:27

grandpashabet girişmilanobetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetWojobetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişbetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio giriş