Në rrjetet sociale dhe në media po qarkullon një video, ku pretendohet se kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje dhe debat me një emigrant shqiptar, teksa po zbrisnin nga avioni në Napoli të Italisë.
Videoja e publikuar nga JOQ, është shpërndarë edhe nga eksponentë të Partisë Demokratike.
Të lidhura
None found
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka teksa publikon videon thotë se “Rama ka sulmuar me thonj emigrantin shqiptar, pasi ky i fundit i ka thënë kreut të qeverisë ‘mos u kthe në Shqipëri’.
Krahas videos, Noka shkruan duke iu drejtuar socialistëve: “Shikoni kë keni kryeministër! Se i yni s’ka qenë kurrë”.
Ndërkohë nga pamjet në video shihet kreu i qeverisë me një të ri teksa diskutojnë në shkallët e avionit. Ndërsa pasi zbresin, i riu futet direkt në makinën e policisë italiane në Napoli.
