Ditën e sotme ushtarët e KFOR-it kanë luajtur lojën e tërheqjes së litarit në komunën e Leposaviçit së bashku me serbët lokalë.
Loja është organizuar në kuadër të “Lojërave sportive të punëtorëve”, një traditë që vijon në Leposaviç prej 45 vitesh.
Pjesëtarët amerikanë të KFOR fituan me rezultatin 2:1.
Serbët lokalë janë duke protestuar prej më shumë se një jave jashtë ambienteve të Komunës.
Tensionet në veriun e banuar me shumicë serbe nisën më 26 maj, pasi kryetarët e rinj, nën asistimin e Policisë së Kosovës, u futën në ndërtesat komunale.
Qytetarët serbë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok edhe më 29 maj, protestuan për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj.
Albeu.com.