VIDEO/ Makina e bërë “copë”, Mevlani përfshihet në aksident

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

Ka qenë vetë Mevlani që ka ndarë në video në Instagram, ku tregon se është përfshirë në një aksident.

Makina e tij shihet e bërë “copë”, ndërsa Shaba shkruan se fatmirësisht është mirë dhe se nuk ka marrë dëmtime.

Mevlani u bën thirrje ndjekësve të tij që të kenë kujdes nga shpejtësia dhe pakujdesia.

“Ju lutem udhëtoni me kujdes, shpejtësia dhe pakujdesia mund tju kushtojë jetën. Shyqyr Zotit jam mirë”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.

/Albeu.com/


Shtuar 12.04.2023 16:15