Ditën e sotme, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.
Tare ka qëndruar për rreth tre orë në ambientet e SPAK-ut, ku ka dhene shpjegime per prokuroret.
Të lidhura
None found
Në dalje, përballë gazetarëve, Tare u shpreh shkurt, duke falenderuar mediat për mënyrën se si e kanë pasqyruar çështjen.
“Faleminderit mediave për mënyrën si e kanë pasqyruar lajmin”, tha Tare.
Ish-futbollisti ndodhet nën hetim për pastrim parash, ndërsa emri i tij është përfshirë në dosjen “Balluku”.
Në qendër të hetimeve është një vilë në zonën e Dhërmiut, për të cilën SPAK po verifikon pronësinë, transaksionet financiare dhe lidhjet e saj me personat e përfshirë në dosjen hetimore.
