VIDEO/ I ngrysur dhe me sy të skuqur, si e priti Basha refuzimin e Grupit të PD-së

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi sot demokratët se sipas një shkrese nga Partia Demokratike, do të ishte Lulzim Basha kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, gjë që shkaktoi reagime dhe të qeshura mes tyre.

I pari që reagoi ishte Gazment Bardhi, i cili nuk e mbajti të qeshurën, ndërkohë që mes të dyve që ishin ulur ngjitur pati edhe një shkëmbim fjalësh, teksa Basha i tha “je bërë qesharak”, kurse Bardhi iu përgjigj: Shko mor hipokrit!

Ndërkohë që bëhej ky diskutim, Ferdinand Xhaferaj u ngrit duke kërkuar fjalën teksa pak sekonda më vonë ironizoi njoftimin e Nikollës duke thënë: Jeni duke na thënë se grupi parlamentar i PD-së duhet të zgjedhë mes Çuçit dhe Bashës në krye të socialistëve në Kuvend?

Kaq ka mjaftuar që demokratët që refuzojnë Bashën të shpërthejnë sërish në të qeshura, ku në fund të sallës shihen Bardhi dhe Saimir Korreshi që ia plasin me të madhe.

Përballë këtij refuzimi, Basha shihet i ngrysur në fytyrë dhe me sy të skuqur, ndoshta se nuk e ka pritur këtë reagim nga deputetët.

PD është e ndarë më tresh tani, me deputetët e Berishës, ata që mbështesin Lulzim Bashën dhe pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar që nuk janë as me Bashën dhe as me Berishën, po kërkojnë dikë tjetër në krye të PD-së. /albeu.com


Shtuar 4.09.2023 11:57