VIDEO/ Çfarë po ndodh, qytetarja e revoltuar hipën në majë të kangjellave dhe hyn në SPAK: Ku është kryeprokurori?

Këtë të mërkurë, një incident i pazakontë është regjistruar në SPAK, ku një grua ka kërkuar me çdo kusht që të hyjë brenda Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ndonëse e moshuara nuk u lejua që të hynte nga dera prej hekuri, ajo gjeti një zgjidhje alternative, duke hipur përmes kangjellave.

Të lidhura

None found

Teksa u konfrontua dhe u nxor jashtë nga roja i institucionit, ajo sërish tentoi të futej. Zonja në fjalë e quhet Drane Gjoka, lëshoi akuza në drejtim të ish-kryebashkiakes së Kurbinit, Majlida Cara, për të cilën tha se i ka vjedhur pronat përmes tjetërsimit. Ajo kërkoi mes të tjerash qeveri teknike.

“Më ka thënë Majlinda Cara. Ca ke ti me Majlindën? Vetëm qeveri teknike, s’ka punë tjetër këtu. Mos më prek me dorë!
Ik andej. Mos më ndal. Ku janë oficerët? Ku janë oficerët? Ik andej, zhduku. Ku është kryetari i SPAK-ut? Kë shtyn prej dore ore? S’ka burrë të mos më lërë në SPAK. Ca e ke atë Majlindën e Kurbinit? Vetëm qeveri teknike këtu! Majlinda Cara më ka marrë pronat, mi ka tjetërsuar. Mi vodhi pronat!”, tha zonja.

 


Shtuar 15.04.2026 14:33