VIDEO/ Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn, sherr mes të dyve te Ministria e Brendshme

Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku oficeri i Policisë, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

Sipas organizuesve të protestës, Prokuroria dhe autoritetet po fshehin ngjarjen, pasi dyshohet se dikush i ka bërë presion për shkak të detyrës efektivit.

Kjo protestë është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të “Lëvizjes Bashkë” dhe Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet.

Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.


Shtuar 20.01.2025 19:17

Tags: ,