Vettingu/ KPK shkarkon prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani

Këtë të martë, prokurori i Elbasanit Petref Asllani, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mësohet se Asllani nuk ka plotësuar kriteret, duke ngecur kështu në rrjetën e vettingut.

Prokurori ishte paraqitur në sallë, kur u njoh me vendimin e KPK-së.


Shtuar 14.05.2024 10:46