Vetoja ndaj Maqedonisë “nxeh” samitin e BE, Kovaçevski i drejtohet me gisht kryeministrit bullgar (VIDEO)

Samiti i Bashkimit Europian në Bruksel, ka qenë i shoqëruar plot tensione mes palëve.

Para Samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, kryeministri bullgar në largim, Kirill Petkov ka takuar të pranishmit në sallë.

Në një moment Petkovi përshëndet kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili duket se i flet me ton të ashpër duke iu drejtuar me gisht.

Gjestet në fjalë kanë bërë xhiron e mediave maqedonase por edhe në ato bullgare.

Në një moment Petkovi përshëndet kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili duket se i flet me ton të ashpër duke iu drejtuar me gisht. Gjestet në fjalë kanë bërë xhiron e mediave maqedonase por edhe në ato bullgare.