Vetëm 20-vjeç! COVID-19 i merr jetën vajzës së re shqiptare (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në Gjakovë, ku një vajzë e re vetëm 20-vjeç, Rumejsa Hoxha ka ndërruar jetë pasi u infektua me COVID-19.

Burimet bëjnë me dije se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot,  si pasojë e COVID-19.

Familjarët të cilët tashmë kanë hapur dyert e mortit bëjnë me dije se këtë javë i ka vdekur edhe babai i saj, duke e thelluar edhe më shumë tragjedinë në familjen e së ndjerës. /albeu.com/

 


Shtuar 28.08.2021 13:48