VENDIMI: Gjykata e Posaçme dhe SPAK do të ruhen nga Garda e Republikës (FOTO LAJM)

Gjykata e Posaçme dhe SPAK do të ruhen nga Garda e Republikës.

Vendimi është marrë nga qeveria përfundimisht më 27 korrik dhe përcakton se shërbimet e Policisë së Shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës.

Ky vendim mban firmën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë kujtojmë se nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.