Veliaj mohon financimin e PS nga Soros, flet për marrëdhëniet me Alex-in: Kemi raport special

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për marrëdhëniet e tij me familjen Soros.

I pyetur nga moderatori Xhafo se a po mbështet George Soros Partinë Socialiste, Veliaj tha se e vetmja forcë që ka përfituar nga fondacioni Soros është Paria Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Duke qenë se ju jeni një investim i Sorosit dhe Rama mik i tij. A mund të themi se Sorosi po prish rregullat e lojës?

Veliaj: Nuk ka asnjë qindarkë të George Soros për PS. Ndërkohë që është e provuar që Fondacioni Soros ka ndihmuar PD të themelohet të paguajë rrogat të themelojë pluralizmin, gazetat e para dhe shumë anëtarë të shoqërisë Civile.

Xhafo: Nuk thashë që ju ka pagur, por po ju mbështet?

Veliaj: Më rezulton se e vetmja parti që është financuar, për tu themeluar për të paguar rrogat është PD.

Xhafo: Deri në cilin vit ka dhënë lek Soros për PD?

Veliaj: Unë nuk i mbaj pishtarin PD-së, deri në vitet 90-të. Si ka mundësi që partia që është financuar më shumë është tradhtare, mosmirënjohëse, është virtyt i atyre që drejtojnë PD. Pse mo unë e kam fajin që PD, Basha Berisha nuk dalin në zgjedhje. Po më pyet për PD që nuk më ha thepi fare. Kur ti nuk shkon në zgjedhje dhe tregon indiferentizëm për militantët e tu, për këta njerëz që nuk kanë respekt për njerëzit e tyre ti më thua pse shajnë Sorosin.

Xhafo: Çfarë nënkuptoni me mbështetje?

Veliaj: Mbështetja kryesore që provohet me letra është ajo financiare.

Gjithashtu ka folur dhe për raporton me djalin e George Soros, Alex-in, me të cilin tha se kanë një raport special.

“Kemi vite që njihemi dhe unë besoj që të kesh shok dhe të jesh besnik me shokët s’është e jashtëligjshme, kemi një raport special dhe unë s’e kam kompleks, jam krenar. Kur një njeri babai i të cilit ka bërë më shumë shkolla në Shqipëri dhe ku bukëshkalët që kanë marrë bursa dhe u paguhej rroga në qeveri të Sali berishës, kur këta janë mosmirënjohës, këta duhet të ndihen keq. Unë jam superkrenar. Vala më e madhe e shkollave ka qenë nga Soros. Vala e dytë është kjo që po kalojmë tani dhe t’i thuash plaç një njeriu që ndërton shkolla dhe të paguan shkollën. Unë jam mirënjohës jo vetëm me Aleks Sorosin por me çdo njeri që ka bërë mirë në këtë vend. Unë besoj që ky është një qytet mirënjohës, ne jemi racë mirënjohëse”, tha Veliaj.


Shtuar 23.09.2022 21:54