Vdes reperi i njohur DMX, ishte prej ditësh në koma për shkak të mbidozës

DMX nuk ia doli. Reperi u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare pasi u shtrua në spital më 2 Prill në Nju Jork nga një atak në zemër i shkaktuar nga mbidoza.

DMX, emri i vërtetë i të cilit ishte Earl Simmons, kishte qenë në një gjendje vegjetative që nga mometi i shtrimit të tij . Ai kishte vite që vuante nga varësia ndaj drogës dhe u detyrua të anulonte disa herë koncertet e tij dhe të shkonte në qendrat e detoksifikimit.

Dmx që është për Dark Man X, ishte veçanërisht i famshëm në fund të viteve 1990 për rimat e tij gotike të nënvizuara nga timbri i thellë vokal dhe tani konsiderohet si një nga artistët reperë më me ndikim të gjithë kohërave.

Shtuar 9.04.2021 20:39