A është jeta jonë në dorë të kontrollorëve? Balluku: Nuk përplasin dot aviona!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qytetarët nuk kanë asnjë arsye të ndihen të frikësuar kur fluturojnë me avion, pas problemeve që pati shteti me kontrollorët e Albcontrol.

E ftuar në Abc, gazetarja i tha Ministrës që tashmë ndihet në akth kur të fluturojë sepse ka mësuar që jeta e saj varet nga kontrollorët të cilët mund të ndihen të stresuar, sidomos pas një deklaratë nga një kontrollor i cili tha në një emision se ju kam ruajtur deri më tani.

Ministrja ia ktheu se qytetarët nuk kanë asnjë arsye përse të frikësohen sepse kontrollorët janë njerëz të mirëtrajnuar. Ajo shtoi se avionët nuk varen vetëm tek ata, duke qenë se teknologjia ka përparuar shumë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Kush vendosi t’ia ulë rrogat kontrollorëvë?
Balluku: Numri i avionëve përcakton të ardhurat e kompanisë. Kemi 57% më pak avionë. Janë futur më pak se janë parashikuar. Është e parashikuar gjithccka në kontratë. Rregullat sipas aderimit në Eurocontrol. Shpenzon aq sa merr.

Gazetarja: Tani që unë e kuptova që jam në dorën e kontrollorëve? A duhet të jem në akth nëse kontrollorët janë të stresuar?

Balluku: Kontrollorët e trafikut ajror duhet të jenë të qetë kur punojnë. Nuk është se ata lëvizin avionët sipas dëshirës. Nuk është kështu. Teknologjia bën pjesën e vet. Dëgjova një nga kontrollorët që tha iu kam ruajtur sepse… Asgjë nuk bën një kontrollor nëse është i stresuar, sepse ata trajnohen dhe nuk mund të bëjnë.

Kemi parë të gjithë një rast të një kontrollori në media, për të cilin është kërkuar test psikologjik. Avionët nuk janë lodra që shkojnë kokë më kokë. Ka teknologji që nuk lejojnë përplasjen. Të gjitha pajisjet janë të teknologjisë së fundit. Kanë trëeguar shumë papërgjeshmëri. Më lejoni që t’iu qetësoj, si një drejtuese e asaj kompanie.


Shtuar 9.04.2021 20:41