Aeroplani turk bie në det, shpëtojnë mrekullisht dy pilotët (VIDEO)

Një aeroplan ushtarak turk me dy persona ne bord është rrëzuar në qytetin e Izmirit, pranë zonës së bregdetit.

Sipas mediave, dy pilotët fatmirësisht i kanë mbijetuar rrëzimit të fuqishëm dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Avioni KT-1 ishte në një fluturim stërvitor në Smyrna, kur për një arsye ë panjohur, përfundoi në det.

Ministria Kombëtare e Mbrojtjes (MSB) në një postim në Twitter, deklaroi:

“Një aeroplan KT-1, i cili po vepronte në bazë të komandës së 2-të në Izmir, u përplas në det për një arsye të paspecifikuar gjatë një fluturimi stërvitor. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, të cilat filluan menjëherë, 2 pilotët tanë u shpëtuan të gjallë”.

Shtuar 9.04.2021 20:31