Një burrë, fytyra dhe koka e të cilit ishin i deformuar për shkak të një sëmundjeje të rrallë dhe që u përqafua në mënyrë të famshme nga Papa Françesku, vdiq në një spital në veri të Italisë.
Riva u përqafua nga Papa në një audiencë të përgjithshme më 6 nëntor 2013, një foto që goditi titujt në mbarë botën.
Vinicio Riva ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në spitalin e Vicenzës ku kishte marrë trajtim për disa kohë, njoftuan mediat lokale.
Deformimi i Rivës ishte për shkak të një çrregullimi gjenetik të quajtur neurofibromatoza 1 (NF1), e quajtur historikisht sëmundja Von Recklinghausen, e karakterizuar nga rreziku i shtuar i zhvillimit jo kanceroz (beninj) dhe kanceroz (malinj) të tumoreve, si dhe ndryshmeve tjera fizike dhe neurologjike.