Vdes Mithat Belegu, legjenda e basketbollit pejan

Basketbolli kosovar ka humbur një prej figurave të tij më të çmuara. Ish-basketbollisti Mithat Belegu, emër i njohur dhe i respektuar i sportit pejan, ka ndërruar jetë.

Të lidhura

None found

Familjarët e kanë bërë publik lajmin për vdekjen e tij, ndërsa nipi, Aroni, ka dhënë edhe hollësitë lidhur me ceremoninë e varrimit.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Mithat Belegu. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë, forcën dhe dashurinë që ua dhuroi familjes dhe të gjithë atyre që e njohën. Varrimi do të bëhet më 27 korrik 2026, në ora 14:00, në varrezat e qytetit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Belegu i përkiste gjeneratës së artë të KB Buducnost, skuadër që në ditët e sotme mban emrin KB Peja. Me angazhimin e tij, ai dha një ndihmesë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e basketbollit në Pejë dhe në Kosovë.

Në kujtesën e komunitetit sportiv, Mithat Belegu do të mbetet si një basketbollist i përkushtuar dhe si një personalitet që shkroi një kapitull të paharrueshëm në historinë e basketbollit kosovar.

Ngushëllime familjes Belegu, miqve dhe mbarë komunitetit të basketbollit për këtë humbje të rëndë.


holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort