Ditën e djeshme humbi jetën tragjikisht një 23-vjeçar ndërsa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterinë ku punonte në Durrës.
Sot policia ka vënë në pranga pronarin e gomisterisë Xh. D., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe është proceduar shoferi i ambulancës, pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës). Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë./albeu.com