I dënuar me 9 muaj burg për korrupsion, kapet në Tiranë 38 vjeçari

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një person i cili rezulton i dënuar me 9 muaj burg.

Policia bën me dije se u arrestua Arsen Maka, 38 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.07.2021 09:12