U zu me bashkëshortin dhe u hodh nga ballkoni, vdes në vend 24 vjeçarja në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku pas një sherri me bashkëshortin 24 vjeçarja Anisa Gjini është hedhur nga ballkoni duke jetur vdekjen.

Policia njofton se ka bërë arrestimin e bashkëshortit të së ndjerës, Alfred Gjinin.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Shtuar 7.07.2021 09:03