Vazhdon të diskutohet situata e dyshimtë në “El Clasico”, pamje më të detajuara (VIDEO)

Real Madridi  fitoi 2-1 ndaj Barcelonës të shtunën mbrëma në stadiumin Alfredo di Stefano.

Përdoruesit e rrjeteve sociale të të dyja palëve përpiqet që ta vërtetojnë pikëpamjen e tyre lidhur me një situatë të caktuar duke shpërndarë video dhe fotografi nga më të ndryshmet.

Situata më kontestuese e kësaj sfide ishte tërheqja e dyshuar e Martin Braithwaite nga Ferland Mendy në zonën e Los Blancos.

Teksa lojtari i Realit ndodhej në pozitë më të mirë me topin, ai i Barcës arriti që t’i dilte anash dhe për ta penguar, mbrojtësi francez e kapi krahun e sulmuesit danez, por në momentin para se ai të rrëzohej e lëshoi.

Gjyqtari Jesus Gil Manzano vendosi se nuk ishte njëmbëdhjetëmetërsh edhe pasi e konsultoi VAR-in, megjithatë opinionet vazhdojnë të jenë të ndryshme.


Shtuar 11.04.2021 23:24