Legjendat e Bayern shqetësohen për tensionet midis Flick dhe Salihamidzic

Tensioni është ende i lartë midis Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic.

Të dy burrat, në mosmarrëveshje për transferimet dhe përzgjedhjet e lojtarëve për t’u hedhur në fushë, duken të papajtueshëm. Për më tepër, trajneri nuk duket se do të shkojë më gjatë s ky sezon.

Kjo situatë shqetëson disa legjenda të Bayern Munchen, të cilët besojnë se këto fërkime po ndikojnë në rezultatet e ekipit.

“Ata kanë mendime të ndryshme, veçanërisht në lidhje me lojtarët në fushë, dhe unë besoj se nuk është më e riparueshme, pozicionet e tyre janë shumë larg,” thotë Lothar Matthaus, ish lojtari emblematik i klubit dhe tani këshilltar për mediat gjermane. “Njëri nga të dy duhet të largohet”, thotë ish-shoku i tij Stefan Effenberg, i cili ishte kapiten i bavarezëve. “Klubi po e shtyn Flick jashtë kur ai është trajneri më i mirë i FC Bayern,” ankohet Effenberg.

Shtuar 11.04.2021 11:04