Vera i ka të gjithë të mirat, por vetëm vapa e madhe e prish punën. Të gjithë njerëzit në verë, qahen se është shumë nxehtë, sidomos për gjumin. Por më poshtë ne ju kemi sjellë disa këshilla sesi mund të flini rehat, kur temperaturat e ajrit janë të larta.
1- Vishni pizhame të lirshme!
2- Përdorni spray me ujë!
3- Lagini me ujë çarçafët, ta ndjeni më pak vapën!
4- Mbyllini perdet gjatë ditës, që i nxehti të mos depërtojë brenda!
5- Mbani te koka një shishe me ujë akull për të pirë, nëse keni etje ose vapë!
6- Fikini të gjitha dritat, që të keni mundësi t’ju zërë gjumi!
7- Flini me dyshek në dysheme, pasi është më freskët!