Vangjeli zbulon planin e Ramës për Presidentin: Dështojnë tre raundet e para, pastaj maxhoranca vjen me dy emra

“I vetmi që e kupton procesin e zgjedhjes së Presidentit është Edi Rama, i cili i ka dhe të gjitha letrat në dorë.” Kështu është shprehur analisti Lorenc Vangjeli në ABC Live ndërsa komentonte zhvillimet e sotme në Konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës. Sipas tij, tre raundet e para do të dështojnë dhe më pas shumica do të zgjedhë presidentin që do.

“Janë shumë larg, real-politikës. I vetmi njeri që e kupton këtë proces është ai që i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur. Do dështojë edhe i dyti edhe i treti. Në të katërtin, Rama do të nxjerrë dy kanididatura. Për momentin, nuk kanë ende një short-list. Teatër komik që luajnë për negociata. Paketën e ka vetë Rama vetë që s’ua tregon as të vetëve.”

Kurse, duke u kthyer tek opozita dhe roli që ajo ka në këtë proces, Vangjeli theksoi se s’mund të vendosen kushte pasi kjo do të ishte tallje me vetveten. Ajo që opozita duhet bëjë sipas analistit, është që të paktën të imponohet me emra që mund të bindin publikun.

“Alibeaj e Berisha s’kanë asgjë të tillë. Berishën s’e pranojnë fare në tryezë. Vendos kushte PD e Alibeajt, nuk kanë mundësi. Nuk mund të ulen në tryezë. Kjo është tallje me vetëvveten. Karta morale, opozita e ka të pamundur nga kjo pikëpamje që të bindë shqiptarët edhe moralisht. Le të imponohen me emra. Të paktën të bindin publikun.” /abcnews.al/