Flokë të shëndetshëm? Këto janë dy përbërësit e kuzhinës me të cilët do të kurseni para

Vaji i ullirit është një prej përbërësve më të ushqyeshëm e të rëndësishëm të dietës mesdhetare e jo vetëm.

Ndër shekuj vaji i ullirit është përdorur në kushte shtëpie dhe për kujdesit e lëkurës e flokëve, ndaj ende sot, industria e kozmetikës e përdor si një nga përbërërit kryesor të kremrave e produkteve kundër plakjes, rigjenerimit të qelizave etj.

Ai përmban fenole, acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Ky vaj ofron përfitime të ndryshme shëndetësore , por bën mrekulli edhe pas aplikimit në lëkurën dhe flokët tuaj.

Vaji i ullirit është një përbërës i shkëlqyeshëm hidratues, i cili ushqen në nivel qelizor dhe nga përdorimi i rregullt i maskave të mëposhtme (lehtësisht të realizueshme në kushte shtëpie) mund t’ju ndihmojë të shpëtoni një herë e mirë nga të gjitha problemet e skalpit të kokës dhe flokëve.

Maska për këputjen e flokëve.

Kjo maskë e flokëve përmban 3 përbërës vaj ulliri, avokado dhe mjaltë. Avokadot janë të pasura me Vitaminë B, vitaminë E dhe proteina, elementë që u japin shkëlqim flokëve e i bëjnë më të dendur.

Mjalti është gjithashtu një hidratues natyral që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë nga skalpti i kokës.

Përbërësit:

1 avokado e pjekur

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjele mjaltë

Kos (opsionale)

Përgatitja:

Përzieni 1 avokado të pjekur (prerë në kube të vogla), vajin e ullirit, mjaltin dhe kosin.

Pasi të jetë formuar një masë homogjene aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur duke filluar nga rrënja deri tek majat. Mbajeni për 40-45 minuta.

Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lajini me shampo si zakonisht.

Maska për flokët e thatë.

Shtoni 1 banane të pjekur, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të vi. rgjër në një shtry dhëse. Përziejeni deri sa të arrihet një masë homegjene dhe aplikojeni veçanërisht në majat e flokëve. Lëreni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë .

Maskë për flokët me vaj ullir dhe vaj kokosi për flokët e dëmtuar

Vaji i arrës së kokosit është një nga përbërësit më të mirë naturalë që ushqen dhe riparon flokët e dëmtuar. Jo vetëm që hidraton, opr rigjallëron dhe u jep flokëve volun e shkëlqim. Ndërsa mjalti dhe vaji i ullirit janë hidratues të shkëlqyer pasi ndihmojnë të depërtojnë thellë në flokët tuaj.

Përbërësit:

2-3 lugë gjelle Vaj kokosi

2 lugë vaj ulliri

2 lugë mjaltë

Përgatitja:

Përzieni vajin e kokosit dhe vajin e ullirit.

Ngroheni pak përzierjen në banjë mari e më pas shtoni mjaltë. Përziejini të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokëve./albeu.com