Vaksinimi i studentëve, rektorët: Duhet vendim qeverie, nuk mund t’i ndalojmë studentët

Rektorët e Universiteteve janë shprehur se nuk i njohin komunikimet e zyrtarëve për vaksinimin e detyrueshëm të studentëve.

Ata janë shprehur se nuk ka një vendim qeverie për këtë çështje, i cili do e zyrtarizonte qëndrimin e eksponentëve të lartë të qeverisë.

Por këto deklarata të bëra në media, nuk do të njihen nga rektorët e universiteteve, duke lënë të hapur pjesëmarrjen në auditore, referuar vetëm protokollit të distancimit social dhe ruajtjes së higjienës.

Kujtojmë se më shumë se një vit shkollor, studentët e kanë kryer online, duke shmangur paraqitjen ne ambientet e Universiteteve.

Zgjidhja edhe për këtë vit, është e parashikuar sipas të njëjtit protokoll.

“Ne e kemi gati protokollin. Leksionet do t’ii zhvillojmë online, ndërsa seminaret me pak studentë si dhe me dy turne”, thotë Arben Gjata.

Sfida më e madhe për universitetet duket se mbetet akreditimi i tyre. E në këtë pikë, mungesa e kërkimit shkencor është vetëm një nga hallkat që duhen plotësuar.

“Tarifa është shumë e lartë, nuk kemi fonde për të paguar akreditimin”, shprehet Arben Hoxha.

Paralelisht me këto shqetësime, universitetet në bashkëpunim me ekzekutivin dhe ministrinë e arsimit duhet të çojnë përpara edhe një nga ligjet më të debatuar, atë të arsimit të lartë./albeu.com