Zjarr masiv në Vajkan të Fierit, rrezikohen ullinjtë 20-vjeçarë (VIDEO)

Një zjarr masiv ka rënë në Vajkan të Fierit, mbrapa poligonit. Zjarri i përmasave të mëdha po përparon dhe po përhapet me shpejtësi, duke rrezikur për dëme të konsiderueshme në toka të mbjella me ullinj 20-vjeçarë.

Banorët e zonës kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë, por nuk i janë përgjigjur pasi ndodheshin duke shuar një tjetër zjarr në Topojë të Semanit.

Deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre dhe të shkojnë me urgjencë në vendngjaje për të shuar flakët./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 16:03

Tags: ,