Vajza e elektricistit shqiptar që humbi jetën në punë rrëqeth me fjalët: E morën babanë më qafë!

“Ne jemi tre fëmijë unë isha gëzimi i tij i parë. Ne përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin, por është e vështirë…”

Ndërkohë që kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë që goditi fshatin Gymnos, në Evia të Greqisë, ku humbi jetën një shqiptar, ka reaguar vajza e tij.

Mediat fqinje shkruajnë se familja e 45-vjeçarit Aleks Broka, nga Rrësheni ende nuk e beson ngjarjen e rëndë. Broka ishte shtylla e familjes dhe punonte që të mos i mungonte asgjë tre fëmijëve të tij.

Vajza 20-vjeçare e 45-vjeçarit, Kerta Broka thotë se ende nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur, ndërsa janë duke menduar se si të transportojnë trupin e viktimës drejtë Shqipërisë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Deklarata e vajzës:

Ne po jetojmë në një çmenduri absolute. Po përpiqemi të shohim se çfarë do të bëjmë me babanë tonë dhe si do të ndodhë udhëtimi i tij i fundit në Shqipëri. Babai im e bëri këtë punë për shumë vite. Në fakt, këtë vit ai do të mbaronte shkollën e elektricistit.

Ai do të merrte diplomën dhe kështu do të ndalonte së ngjituri dhe zëvendësuari shtyllat. Për fat të keq, të tjerët bënë gabim, të tjerët nuk e dinin punën dhe e morën babanë tonë në qafë.

Unë shpresoj që autoritetet përgjegjëse për hetimin të zbardhin çështjen, sepse kështu papritur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk ishte hera e parë që babai im punonte. Merret me vendosjen e shtyllave për të paktën 15 vjet. Ai e dinte mirë punën. Në këtë punë, ai punoi për shumë vite dhe në fakt ai ishte i vetmi që vinte shtyllat sepse e dinte punën më mirë se kushdo.

Ne jemi duke u përpjekur për të koordinuar funeralin e tij, që ndoshta do të zhvillohet nesër në Shqipëri. Nëna e tij po e pret që nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur. Ne jemi tre fëmijë unë isha gëzimi i tij i parë. Ne përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin, por është e vështirë për të gjithë ne. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2021 16:38