Ushqimet që duhet t’i konsumoni për drekë

Shumë gjëra mund të ndodhin në mes të mëngjesit dhe darkës: takime, obligime dhe një grumbull letrash. Është shumë e rëndësishme që dreka t’jua kthejë energjinë dhe ta përmirësojë shëndetin. Në vend të ushqimit të shpejtë merrni me vete ushqime të shëndetshme dhe të ekuilibruara. Sandviç, sallatë apo pemë, zgjidhni atë që e keni më lehtë për të përgatitur dhe hajeni kur papritmas të ndiheni të uritur pranë tavolinës së punës, transmetn “Zeri.info”.

– Buka integrale: Sandviçi është zgjedhja më e thjeshtë kur është fjala për drekën. Nëse e përgatisni atë nga buka integrale, që është plot me fibra, mund ta mbushni atë me gjëra që i preferoni dhe në çast do të keni ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm.

– Kosi me yndyrë të ulët: Kosi në vetvete nuk duket i mjaftueshëm që t’ju ngopë për drekë. Por, në qoftë se në të hidhni pemë dhe arra mund ta keni një racion të shëndetshëm. Përgatitini një racion më të madh për t’ju mbajtur të ngopur deri në darkë.

– Bajamet: Bajamet janë një zgjedhje e mirë e proteinave dhe yndyrave “të mira” dhe për këtë arsye ju mbajnë të ngopur më gjatë. Pa marrë parasysh se çfarë bajame ju pëlqejnë, ato ende mund të kenë shije të këndshme në kos apo në bukë. Vetëm mos e teproni, sepse bajamet përmbajnë shumë kalori.

– Pemët: Pemët zakonisht janë zgjedhja e shumicës së njerëzve për një meze të lehtë, por mund të jenë zgjedhje e shkëlqyer edhe për drekë. Ato ia japin kosit një ëmbëlsi të veçantë dhe imagjinoni se sa i shijshëm do të jetë një sandviç me gjalpë kikirikësh  kur i shtohen disa feta mollë apo banane.

Pemët zakonisht janë zgjedhja e shumicës së njerëzve për një meze të lehtë, por mund të jenë zgjedhje e shkëlqyer edhe për drekë

Proteina

Bajamet janë një zgjedhje e mirë e proteinave dhe yndyrave “të mira” dhe për këtë arsye ju mbajnë të ngopur më gjatë. Pa marrë parasysh se çfarë bajame ju pëlqejnë, ato ende mund të kenë shije të këndshme në kos apo në bukë

Kosi

Kosi në vetvete nuk duket i mjaftueshëm që t’ju ngopë për drekë. Por, në qoftë se në të hidhni pemë dhe arra, mund ta keni një racion të shëndetshëm


Shtuar 24.10.2021 14:55