Urdhërarresti për Putin, reagon Ukraina: Ora e drejtësisë po afron

Shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas lëshimit të urdhër-arrestit ndaj liderit rus Vladimir Putin.

Shefi i shtabit Andry Yermak, nëpërmjet një postimi në Telegram ka shkruar se “Ky është vetëm fillimi”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) njoftoi sot se kishte lëshuar urdhra arresti për Putinin dhe Maria Lvova-Belova, një zyrtare në qendër të një skeme të supozuar për të  dëbuar me forcë  mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba gjithashtu përshëndeti urdhrin, duke thënë se “ora e drejtësisë po vjen”.

ICC ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova.


Shtuar 17.03.2023 19:24