Uragani Otis, i cili goditi bregdetin e Paqësorit të Meksikës, ka vrarë të paktën 48 persona, ndërsa 6 të tjerë janë ende të zhdukur, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve.
Raporti i mëparshëm zyrtar tha se 43 persona kishin humbur jetën, shumica prej tyre nga mbytja , por pesë vdekje të tjera janë raportuar që atëherë në Cojuca de Benitez.
Një deklaratë nga qeveria federale tha se numri i personave të zhdukur në shtetin Guerrero kishte rënë në gjashtë, nga 36 që kishte raportuar disa orë më parë.
“AImost no warning”??? How, in 2023, was there no warning???
Anyone follow #Acapulco pic.twitter.com/tsomSCYOWj
— 1776 (@TheWakeninq) October 29, 2023
Ministria e Jashtme e Meksikës tha se 263 të huaj ishin në Acapulco kur goditi tajfuni, duke përfshirë 34 amerikanë, 18 francezë dhe 17 kubanë.
Të gjithë u zbuluan se ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë tani janë larguar nga resorti i famshëm botëror.
Sipas mediave, presidenti Andrés Manuel López Obrador inspektoi dje zonat e prekura, pati takime me zyrtarë dhe anëtarë të ekipeve të shpëtimit.
What the hell is going on in #Acapulco?
I’m hearing there was a CAT 5 hurricane with no rain that came out of nowhere. No warning.
20-mile-wide TORNADO wiped out the city. pic.twitter.com/zF5SrUHTr4
— ©️?️〽️ (@CAM1nc) October 29, 2023
Numri i viktimave dhe shpërndarja e ndihmave ishin të ngadalta pasi tajfuni shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe telekomunikacionit.
Funksionimi i rrjeteve u rikthye gradualisht gjatë fundjavës. Uragani i kategorisë 5, më i larti në shkallën Saffir-Simpson, goditi Acapulcon, një qytet me rreth 780,000 banorë, i cili jeton kryesisht nga turizmi, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Ndihma humanitare nga qeveria dhe agjencitë private nisën të shpërndahen të premten në mesditë, pas rihapjes së aeroportit dhe rrjetit rrugor.
Rreth 17,000 anëtarë të forcave të sigurisë u vendosën në qytet për të garantuar sigurinë.
“Ne po ecim përpara me shpërndarjen efektive të ndihmës humanitare,” siguroi guvernatori i Guerrero, Evelyn Salgado përmes X (ish-Twitter)./albeu.com