Ilnisa Agolli ka rrëfyer momentin e parë kur Meriton Mjekiqi është takuar me vajzën e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin “E diela jonë”, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ u shpreh se takimi shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur.
Po ashtu, Ilnisa zbuloi se Meritoni dhe vajza e saj janë bërë shumë shokë.
“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Ata janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë së ‘BBV’. Ilnisa është nënë e një vajze, ndërsa Meritoni ka një djalë nga lidhja e mëparshme.
https://www.tiktok.com/@meriton.ilnisa/video/7420105163320478981?pid=video_embed&referer_video_id=7420105163320478981&type=video&referer_url=iconstyle.al/une-behem-me-nerva-ilnisa-rrefen-takimin-e-pare-te-meritonit-dhe-vajzes-se-saj/&refer=embed&embed_source=121374463,121451205,121439635,121433650,121404359,72778570,121331973,120811592,120810756;null;embed_share






