Ukraina mbyll kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë

Ukraina po mbyll kufijtë e saj ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi sonte kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Në deklaratën të postuar në Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Ai nuk tregoi se kur do të hynte në fuqi mbyllja e kufirit./albe.com


Shtuar 26.02.2022 21:30