Udhëtimet drejt Greqisë e Italisë, çfarë i pengon shqiptarët

Shqiptarët po hasin vështirësi të shumta për të udhëtuar ne Itali e Greqi.

Ndryshe nga Shqipëria që është e hapur dhe pa kushte për të gjithë turistët, dy vendet fqinje, Italia dhe Greqia kanë ndjekur tjetër praktikë.

Duke u nisur nga praktika e ditëve të fundit, aeroporti i Rinasit kujton formularin PLF-së, i domosdoshëm për t’u plotësuar 24 orë përpara udhëtimit.

E në rast se nuk e bën brenda këtij afati, fluturimi anulohet, ndonëse është paguar bileta.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga ‘Tirana International Airport’ drejt Greqisë dhe Italisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

Në rast se nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”, shkruan në njoftimin e tij aeroporti i Rinasit, duke bashkëngjitur dy formularët për të udhëtuar në dy vendet fqinje, Greqi dhe Itali.

Gjithashtu, ata kanë dhe kushte të tjera shtesë.

Italia, testin PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit.

Ndërsa Greqia, kërkon test COVID, ose një dëshmi që personi ka kaluar virusin apo certifikatën e vaksinimit me katër llojet e njohura dhe miratuara në BE-ja./albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 09:31