U zu me pronarin e hotelit, punonjësja shkon dhe i djeg makinën në garazh

Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil. Punonjësja e një hoteli, pas sherrit me pronarin, ka shkuar dhe i ka vënë flakën makinës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 5.08.2022 10:34