U zu me policinë për gjobën ndaj vëllait, në pranga 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kundërshtuar dhe penguar punonjësit e policisë rrugore që t’i vendosin vëllait të tij gjobë, pasi ky i fudit kishte shkelur sinjalistokën rrugore.

Njoftimi i policisë

Kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 33 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shlelje të sinjalistikës rrugore./albeu.com/


Shtuar 21.01.2023 13:53

Tags: