U zgjodh kryetar i LSDM, Dimitar Kovaçevski i dërgon porosi të qartë BE-së

Lideri i sapozgjedhur i LSDM, Dimitar Kovaçevski, i ka dërguar një porosi të qartë Bashkimit Europian.

“Tani është koha që Bashkimi Evropian të caktojë datë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”, është shprehur Kovaçevski.

I pyetur se nëse arrin të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, cili do të jetë qëndrimi i tij për kontestin me Bullgarin, ai u përgjigj qartë:

“Për momentin Maqedonia e Veriut udhëheqë negociata me Bullgarinë të cilat bazohen dhe bazohen në vlerat evropian dhe në to respektohen Rezolutat që janë miratuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.

Ai paraprakisht ka bërë të ditur se një nga pikat në programin e tij është edhe hapja e partisë drejt vlerave evropiane./albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 22:45