Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së (FOTO LAJM)

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ejup Salihu ka ndërruar jetë sot.

Salihu vinte nga Anamorava, më saktësisht nga Gjilani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i komunës, Lutfi Haziri, përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit Ejup Salihut, ish i burgosur politik gjatë luftës dhe veteran i UÇK-së, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. E kemi ndarë bashkë qelinë e burgut në atë kohën e pakohë dhe do ta kujtoj gjithmonë për rezistencën e tij për lirinë e shqiptarëve.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëveprimtarêve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë”, ka shkruar Haziri./albeu.com/

Shtuar 12.12.2021 22:51