Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.
Sipas njoftimit të policisë, 78-vjeçari është vetëplagosur në garazhin e banesës së tij dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit.
Nuk dihet nëse plagosja ka qenë aksidentale apo i moshuari i ka qëlluar vetes me qëllim.
Njoftimi i policisë Pogradec:
Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com