Një shtetas shqiptar në Itali, në tentativë për t’ju shmangur kontrollit policor, ka gëlltitur një pako me kokainë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 majit, por është publikuar ditën e sotme nga mediat italiane.
Sipas burimeve nga mediat italiane, agjentët e Policisë së Komisariatit të Spoletos në Italia kanë arrestuar të riun shqiptar, i cili është transportuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Dinamika e ngjarjes nisi pasi efektivët e policisë gjatë patrullimeve në Pontebari, një zonë e frekuentuar kryesisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, kanë vënë re një të ri, të identifikuar më pas si shtetas
Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje.
Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë çështje ai u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.