U sulmua nga kafshët e egra apo e v*anë? Gjendet pa shenja jete 53-vjeçari në malin e Bulqizës, çfarë u konstatua në trup

Ditën e djeshme, një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë në malin e Bulqizës. Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.

Fillimisht ishte raportuar se 53-vjeçari mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra, por konstatimi i shenjave të një plage me arme zjarri, ka orientuar hetimet edhe drejt kësaj piste.

Të lidhura

None found

Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


Shtuar më 4.11.2026 09:31