U qëllua për vdekje teksa po kërcente në një klub nate në Britani, arrestohen dy autorët

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin e vrasjes së futbollistit, 23-vjeçar Cody Fisher me thikë në një klub nate në Birmingham, të Britanisë.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se dy autorët e dyshuar janë arrestuar dhe Londër dhe janë të moshës 21 dhe 22 vjeç.

Fisher, 23 vjeç, u godit me thikë në pistën e vallëzimit të klubit të natës Crane në zonën Digbeth të Birminghamit, në mesnatë në “Boxing Day”.

23-vjeçari nuk ndërroi jetë menjëherë pas goditjes, por fatkeqësisht nuk mund ti mbijetonte plagëve të marra dhe pas gjysmë ore më pas ai u shpall i vdekur.

 

Policia tha se Fisher kishte qenë në një natë jashtë me miqtë kur ai u afrua nga një grup njerëzish dhe u godit me thikë.


Shtuar 28.12.2022 13:42