U propozua nga Berisha, Simon Miraka merr “OK” e maxhorancës për AIDSSH! Bardhi: Të pafytyrë!

Simon Miraka ka marrë edhe votat e maxhorancës për të qenë kandidat për anëtarë i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentat e ish-sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Emrat kaluan me shumicë votash dhe ajo që hapi debat është se Simon Miraka ishte propozuar me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të lidhura

None found

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, kjo është një shenjë që Berisha e maxhoranca janë bashkë, pavarësisht betimit se Partia Socialise nuk do të mbështeste kurrë një kandidatutë që vinte nga non-grata. Bardhi e konsideroi të pafytyrë maxhorancën dhe përgjigjen e mori nga Klotilda Bushka. Kjo e fundit i kërkoi të bënte verifikimet pasi Miraka kishte marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve akuzoi deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin edhe për vrasjen në Elbasan. Gjatë mbledhjes, Bushka i kërkoi Bardhit që të mos gjejë të meta te Partia Socialiste për të cilën akoma thotë se nuk kanë fituar zgjedhjet edhe pas vendimit të KQZ-së.  Bardhi iu përgjigj sërish duke i thënë se ai nuk merret me organizata kriminale.

Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë:

Altin Hoxha

Gentian Sula

Simon Miraka

Albert Nikolla

Ndërkohë që u rrëzuan kandidaturat e:

Marcel Hilës

Besim Ndregjonit.

Gjergj Markut

Skender Vrionit

 


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcontact-uskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş