U plagos me armë zjarri pas sherrit për drutë, ndërron jetë në spital 55-vjeçari

55-vjeçari Luan Hushi i cili u plagos me armë zjarri nga Klodian Keqi pasi u konfliktuan për drutë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Pas një debati mes dy personave, Keqi ka marrë kallashnikovin duke qëlluar disa hetë në drejtim të 55 vjeçarit që mori plagë në bark.

Viktima mbërriti me shenja jete në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Policia ka ngritur dronin për të kontrolluar zonën e pyllëzuar në mënyrë që të bëjë të mundur kapjen e autorit./albeu.com