U paraqit si Taulant Balla dhe i kërkoi Dukës 100 mijë euro, gjykata lë në burg dy të dyshuarit

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Orest Ballën dhe Edison Korrën, të dyshuar për tentativë mashtrimi ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në dëshmitë e tyre, dy të arrestuarit kanë dhënë versione të ndryshme. Balla ka deklaruar se ishte udhëzuar nga një person tjetër për të kryer një porosi, pa e ditur, sipas tij, natyrën e veprimit dhe duke besuar se po vepronte në mirëbesim.

Orest Balla dyshohet se ka komunikuar me Armand Dukën duke u identifikuar si Taulant Balla dhe i ka kërkuar 100 mijë euro në kriptovaluta. Ai ka thënë se ishte kontaktuar në Instagram nga një person i panjohur, i cili i kishte ofruar 2 mijë euro në këmbim të komunikimit me një tjetër individ. Më pas, sipas deklarimit të tij, një person e kishte marrë me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni. Përmes këtij numri ai kishte komunikuar me djalin e Armand Dukës, i cili në të vërtetë ishte një agjent policie i infiltruar, pasi kreu i FSHF-së kishte bërë kallëzim menjëherë.

Të lidhura

None found

Balla ka mohuar se kishte pasur njohje të mëparshme me Edison Korrën. Ky i fundit ka deklaruar se ishte kontaktuar nga Balla në një lokal dhe se ai i kishte kërkuar të merrte një porosi. Hetuesit dyshojnë se komunikimi me Armand Dukën përmes aplikacionit “Signal” është zhvilluar nga një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar. Në rolin e organizatorit të dyshuar të skemës, grupi hetimor ka vendosur në fokus Florian Gjergjin, i shpallur më herët në kërkim nga policia për raste të ngjashme ndaj personave të tjerë.

Pas denoncimit të Armand Dukës, policia nisi veprimet për identifikimin, ndjekjen dhe arrestimin e dy të rinjve, përkatësisht 24 dhe 23 vjeç. Të dy, të dyshuar se bashkëpunonin edhe me persona të tjerë, pranuan të merrnin edhe një shumë parash në dorëzim. Takimi u la të zhvillohej në parkun e autobusëve në Elbasan, ku gjatë operacionit të dorëzimit të kontrolluar agjentët civilë ndërhynë dhe i vunë në pranga.


Shtuar më 29.09.2026 14:23

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet