U nis për në dasmë, shqiptari pa patentë përplas për vdekje qytetarin

Të afërmit e grekut që u përplas për vdekje nga shqiptari që udhëtonte pa patentë kanë treguar se viktima kishte ndaluar në korsinë e emergjencës në mënyrë që të fliste në telefon i sigurtë.

Mediat greke shkruajnë se të afërmit janë shprehur se gjithçka ka qenë e tmerrshme, pasi aksidenti ka ndodhur në sytë e gruas së tij. Në momentin që familjarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes e kanë gjetur të shoqen duke ulëritur nga shoku që kishte pësuar.

“Vdekja e Kostas ishte e tmerrshme. Ai ndaloi në korsinë e emergjencës për të folur në telefon me një mik të familjes dhe më pas ndodhi më e keqja. Ai u aksidentua në sy të gruas së tij, e cila ishte në gjendje të mjerueshme dhe ne nuk i thamë që në fillim që Kosta vdiq sepse ajo ishte e tronditur. Kur të afërmit tanë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën gruan e tij duke bërtitur nga tronditja që kishte pësuar. Ai kishte humbur jetën në vend,”- thotë një i afërm i familjes.

Më pas ai ka treguar se çifti ishte duke udhëtuar në aksin Athinë-Selanik pasi ishin nisur për të shkuar në dasmën e një të njohurit të tyre. Por për shkak se ata nuk dinin rrugën nga do të vijonte udhëtimi, shoferi ishte ndalur për t’u sqaruar në telefon.

“Udhëtuan nga Athina për të shkuar në një dasmë dhe ngaqë nuk i njihnin rrugët, Kosta u ndal për të folur në telefon për t’u sqaruar por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë,”- tha i afërmi më tej.

Makina e tij u përplas nga 26-vjeçari shqiptar dhe greku mbeti i vdekur në vend./albeu.com