U kapën me kokainë e mijëra paund, shqiptarët dënohen me 16 vite burg në Britani (EMRAT)

Katër tregtarë droge janë dënuar me 16 vite burg në total nga Gjykata Hove Crown. Katër burrat u ndoqën penalisht pasi policia sekuestroi më shumë se 1 kg kokainë, me një vlerë rreth 40,000 £.

Ata gjithashtu kishin dhjetëra mijëra paund dhe një nga burrat gjithashtu pranoi se kishte shkelur një urdhër të mëparshëm dëbimi. Burrat u arrestuan si rezultat i një hetimi nga Njësia e Krimit të Organizuar (SEROCU).

Andi Dema, me origjinë shqiptare, 35 vjeç, u dënua për pesë vjet e gjashtë muaj. Në një seancë të mëparshme, Dema u deklarua fajtor për komplot për furnizimin e kokainës, një drogë e klasit A, blerjen ose posedimin e pronave kriminale dhe shkeljen e urdhrit të dëbimit. Ai ishte deportuar më parë në Shqipëri në 2016 dhe 2021.

Gjykatësi burgosi Albert Nedelcu, 23 vjeç, një rumun, pa adresë fikse, për katër vjet e gjashtë muaj. Ai u deklarua fajtor për shpërndarje kokaine dhe posedim prone kriminale.

Shqiptari tjetër, Ridison Nega, 25 vjeç, u dënua gjithashtu me katër vjet e gjashtë muaj pasi u deklarua fajtor për furnizimin e kokainës dhe blerjen ose posedimin e pronave kriminale.

Xhenaro Shehu, 20 vjeç, u dënua me dy vjet e katër muaj pasi u deklarua fajtor për përdorimin e kokainës me qëllim furnizimin dhe blerjen ose posedimin e pronave kriminale. Policia tha se Nedelcu udhëtoi nga Londra në Hove të hënën më 19 qershor të këtij viti. Dema më pas hipi në makinën e Nedelcu-t dhe ata kaluan një distancë të shkurtër para se Dema të dilte.

Oficerët ndaluan Demën pak më vonë dhe zbuluan se ai kishte një qese 1 kg kokainë, me vlerë më shumë se 40,000 £.

Nedelcu u ndalua nga policia pasi u largua nga Brighton.

Oficerët gjetën një ndarje të fshehtë në makinën e tij, e cila përmbante rreth 25,000 paund.

Pak më vonë, oficerët ndaluan Negën, i cili u përpoq të hidhte një qese me kokainë. Atë mbrëmje, gjatë një kontrolli në adresën e Shehut u gjetën “çanta të ndryshme” me kokainë dhe prreth 4,000 £.


Shtuar 17.12.2023 12:17