U godit nga trageti i linjës Durrës-Bari, përmbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut, shpëtohen 3 peshkatarët!

Një peshkarexhë është mbytur gjatë natës në ujërat e Adriatikut. Peshkarexha  u godit nga një prej trageteve të linjës Durrës-Bari.

Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Eltoni”, që po fundosej në ujë, duke përdorur mjet në vogël shpëtimi.

Të lidhura

None found

Ata janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi afër mesnatës në dalje të portit, pranë fenerit, ndërsa alarmi u dha nga familjarë të shqetësuar të peshkatarëve që ndodheshin në bord, pasi kishin humbur kontaktet me ta.

Peshkatarët e mbetur në det ishin Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed, një shtetas egjiptian.

Siç njofton policia, mjeti lundrues i policisë kufitare të Durrësit ka mbërritur në kohë dhe ka shpëtuar nga mbytja shtetasit që ndodheshin në ujë, pasi motopeshkarexha ishte fundosur në det.

Njoftimi i policisë

Port, Durrës: Policia Kufitare e portit të Durrësit shpëton 3 shtetas që lundronin me një peshkarexhë me konstrukt druri, dhe rrezikonin të mbyteshin, pasi peshkarexha iu fundos në det. Rreth orës 00:05, QNOD ka njoftuar Policinë Kufitare të portit të Durrësit, se 3 shtetas që ndodheshin në një motopeshkarexhë, kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të mbyteshin në det.

Punonjësit e Policisë Kufitare kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë, kapitenin, shtetasin S. A., 54 vjeç dhe pjesëtarët e bordit, shtetasit K. K., 30 vjeç dhe M. E., 50 vjeç, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para dyshohet se motopeshkarexha është goditur nga një traget, i cili ka pezulluar lundrimin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/albeu.com/


jojobetjojobetjojobetcasibompokerklas girişmatbet